Sport

Viktor Kuka nuk e mohon suspendimin nga Feronikeli: Janë çështje të brendshme, unë…

Klubi nga Drenasi, Feronikeli po përballet me zhvillime dramatike pas ardhjes së trajnerit nga Shqipëria, Klodian Duro.

Duro së fundmi i ka suspenduar gjashtë futbollistë, disa prej të cilëve në të kaluarën kanë qenë pjesë e skuadrës bazë.

Ndër të suspenduarit është edhe ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, mbrojtësi Alban Pnishi.

Lajmi për “Zeri.info” konfirmohet nga burime të sigurta brenda klubit “jeshilezi”.

Krahas Pnishit, janë suspenduar edhe Viktor Kuka, Argjend Bardhi, Ard Qorri, Santos dhe Ozbej Kuhar.

Duro u ka thënë këtyre futbollistëve se nuk llogaritë më shërbimet e tyre.

“Mund të thënë se jam pjesë e Feronikelit. Ato janë çështje të brendshme dhe unë kam kontratë valide deri në qershor”, ka deklaruar mbrojtësi Viktor Kuka për “Zeri.info”.

Ai nuk ka shtuar asgjë rreth gjendjes kaotike të krijuar te Feronikeli.

“Viki” e ka një karrierë bujshme si futbollist.

Krahas shumë skuadrave në Kosovë, ai ka bërë karrierë edhe në Shqipëri te Teuta e Durrësit.

Postime të ngjajshme
Sport

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Sport

Trepça ’89 vazhdon ‘leksionet’ ndaj Gjilanit, Arbëria fiton në ‘frymën e fundit’ ndaj Drenicës

Sport

Superliga Trepça '89 - Gjilani, Arbëria - Drenica

Sport

Për herë të parë pas nëntë muajsh, tifozët e Premierligës rikthehen në stadiume