Lajme

Vidhet kasaforta me rreth 8 mijë euro në Fushë Kosovë

Persona të panjohur kanë vjedhur një kasafortë në një filial të një institucioni mikrofinanciar në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Brenda kasafortës dyshohet se kanë qenë 7,848.00 euro, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar.

Në polici thonë se pas marrjes së informacionit, të dielën rreth orës 23:00, policia ka dalë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit.

Bazuar në rezultatet e para të ekzaminimit si dhe veprimeve të tjera hetimore, janë ngritur dyshimet se nga aty është vjedhur një kasafortë në të cilën ka pasur një vlerë të konsiderueshme të parave kesh.

Në koordinim të veprimeve hetimore me prokurorin e shtetit, policia ka iniciuar dhe po vazhdon të hetoj këtë rast si vjedhje e rëndë./IndeksOnline/

Postime të ngjajshme
Lajme

Lajm i mirë: Mblidhen 100 mijë euro për shërimin e të riut nga Suhareka

Lajme

Kushdo që e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Lajme

Humb betejën me COVID-19, mjeku i njohur kosovar

Lajme

Kjo është procedura për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti