Sport

Video: Van Dijku e komenton eliminimin e Barcelonës nga Championsi para Messit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, u pyet për përmbysjen e rezultatit kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve para Lionel Messit.

Sezonin e kaluar, Liverpooli arriti të kualifikohet në të dytën finale të Ligës së Kampionëve radhazi në mënyrë sensacionale, duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 4:0 në Anfield, pasi kishte pësuar disfatë 3:0 në Camp Nou.

Ajo ishte një tjetër natë për t’u harruar për Barcelonën, të cilët u eliminuan në mënyrë po kaq tronditëse nga Roma në sezonin 2017/18, në fazën çerekfinale, kur e hodhën poshtë epërsinë e fitores 4:1 në ndeshjen e parë.

Megjithatë, përderisa disfata kundër Romës ka mbetur në të kaluarën, Messit iu rikujtua edhe një herë mbrëmë, në ceremoninë e UEFA-s, disfata kundër Liverpoolit.

Van Dijkun dhe Messin i ndante vetëm Cristiano Ronaldo, kur gazetarja Reshmin Chowdhury e pyeti holandezin për atë fitore kundër Barcelonës.
Messi e shikonte dyshemenë, drejt dhe në fund mbrojtësin holandez, përderisa ai fliste për fitoren në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar.

“Anfield e luajti një rol të madh. Pas ndeshjes në Spanjë, ne ndienim që 3:0 nuk ishte rezultati i duhur, por ishte realiteti. Ne u detyruam ta kalojmë atë duke e bërë të paimagjinueshmen”, tha Van Dijk.

“Mendoj se i patëm dy-tri ditë të çmendura, ne u kthyen në Angli dhe luajtëm kundër Newcastle dhe shënuan në minutat e fundit për t’i marrë tre pikë në një garë të ngushtë për titull. Pastaj u kthyen nga Newcastle dhe e kishim një ditë kohë për t’u përgatitur për Barcelonën”.

“Fakti që arritëm ta bëjmë atë ishte i pabesueshëm. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, ishte thjesht e veçantë dhe gjithçka shkoi siç duhet atë natë. Ne i shënuam golat në momentet e duhura. Ishte thjesht një natë fantastike”.

Van Dijku ishte i ulur përkrah Messit dhe Ronaldos dhe i mposhti që të dy në garën për ta fituar çmimin e UEFA-s për lojtarin më të mirë të vitit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv