Sport

Video: Reagimi i tifozit të vogël që shkon në stadium për herë të parë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Videoja e reagimit të një tifozi të vogël të Evertonit pasi hyri për herë të parë në “Goodison Park” është bërë viral nëpër rrjetet sociale.

Tifozi i Evertonit, Glenn Ryan, e publikoi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, një video të djalit të tij, i cili shkoi për herë të parë në stadiumin e Evertonit, klubit të tij të preferuar, transmeton Gazeta Express.

Djaloshi mbetet i mahnitur nga pamja e stadiumit “Goodison Park”, stadiumit të Evertonit me 39,221 ulëse.

Megjithatë, tifozëve në Twitter u ra më shumë në sy fakti që djaloshi i vogël arriti të hyjë brenda në stadium me kapak në shishen e tij, pasi që rojet e sigurimit zakonisht i detyrojnë tifozët t’i lënë kapakët jashtë stadiumit, për shkaqe sigurie.

Djaloshi i vogël pati arsye për t’u gëzuar edhe më shumë, pasi që Evertoni e fitoi atë ndeshje, kundër Ëatfordit, me rezultat 1:0. Golin e fitores e shënoi Bernard në minutën e dhjetë të ndeshjes.

Ky rezultat ishte më i mirë se ai i xhiros hapëse të sezonit të ri, 2019/20, të Premierligës, kur Evertoni barazoi pa gola kundër Crystal Palace.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv