Blic Plus

VIDEO – Gruaja nga Klina që menaxhon fermën me mbi 100 dhi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gratë në komunën e Klinës  janë treguar të zonja në biznesin e agrikulturës.

Në fshatin Shtupel, Suzana Temaj angazhohet në rritjen dhe kultivimin e mbi 100 dhive. Ajo nga mishi i tyre, qumështi dhe djathi arrin përfitime të mira për familjen e saj.

Por në këtë fshat mungon uji për pije kurse rruga është e paasfaltuar.

Suzana Temaj, në një intervistë për RTV21 ka thënë se  ka 100 dhi nga të cilat mbijeton familja e saj.

“100 krerë dhi i kam, edhe mbijetojmë prej kësaj pune, problemi është më shumë tek uji dhe rruga, me mungesë të tyre jemi, sidomos të ujit”, ka thënë Temaj.

Ajo tutje ka shtuar se për tu furnizuar me ujë për dhitë, duhet të kalojnë disa kilometrat, ndërsa ujin për pije duhet ta blejnë.

“Furnizohemi shkojmë marrin në ujësjellës, në Drin për bagëti, e për me pi blejmë, kudo që mundemi, bajmë me traktor”, ka treguar Temaj.

Ajo ka treguar se e tërë familja merren me përkujdesjen e dhive.

“Na si familje merremi me qetë punë, prej saj mbijetojmë, perspektivë ka vetëm është problem për rrugë e për ujë”, ka thënë Temaj.

<iframe width=”640″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/ypwU8ciKid8″ frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Blic Plus

Nuk do ta besoni sa paguhet Arbana për një muaj

Blic Plus

Faton Peci i çon “selam” nga Istogu Bekë Berishës...

Blic Plus

Merkel jep lajmin e madh, Kjo vlen edhe për Shqiptarët që jetojnë në Gjermani

Blic Plus

Letra prekëse e një babi të varfër për të pasurin që ia gërvishti veturën