Sport

Victor Valdes rikthehet te Barcelona

Victor Valdes raportohet se ka pranuar ofertën nga presidenti, Joan Laporta, për t’u rikthyer te Barcelona, transmeton Zeri.info.

Puna e 39-vjeçarit do të jetë që të ushtrojë portierët e ri në akademinë e klubit.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Laporta është arsyeja kryesore pse Valdes ka pranuar të rikthehet te Barcelona.

Përfshirja e tij në departamentin e të rinjëve është planifikuar për në qershor, teksa në këto javë ai do të punojë për të ditur saktësisht të gjitha funksionet që do të kryejë.

Kujtojmë se Victor Valdes si portier ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Barcelonës, teksa në vitin 2002 ishte ngritur në skuadrën A.

Ish-portieri spanjoll kishte mbrojtur portën e katalunasve deri në vitin 2014.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien