Lajme

Vetura godet gruan me karrocën e fëmijës, pësuan lëndime të rënda trupore

Një aksident trafiku i cili përfundoi me lëndime të rënda trupore, ka ndodhur në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Policia ka njoftuar se një automjet i panjohur derisa kishte qenë në lëvizje kishte goditë këmbësoren që kishte qenë duke e shtyrë karrocën me fëmijë, kurse drejtuesi i panjohur së bashku me automjet ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Tutje policia njofton se këmbësorja së bashku me fëmiun e saj janë dërguar në QKUK me gjendje të rëndë shëndetësore dhe mbeten për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

“Është raportuar se ka ndodhë aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Sipas informatave një automjet i panjohur derisa kishte qenë në lëvizje kishte goditë këmbësoren që kishte qenë duke e shtyrë karrocën me fëmijë, kurse drejtuesi i panjohur së bashku me automjet ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

Lajme

MSH ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën