Blic Plus

Vetura 120 km/h, shoferi në gjumë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një çift të cilët po udhëtonin me makinë në një autostradë në Kaliforni nuk u kanë besuar syve kur kanë parë se në makinën krah tyre shoferi po flinte.

Ai kishte vendosur pilotin automatik në mjetin e tij Tesla që po ecte me 120 km/h, ndërsa vetë kishte marrë një sy gjumë.

Clint Olivier, gruaja e të cilit xhiroi videon ndërsa ai po ngiste makinën e tij, tha për CNN: “Jam i sigurt se pavarësisht makinës, është e paligjshme që të flesh ndërsa je në timon.

Nuk e besonim që ishte e vërtetë. Por makina nuk lëvizi fare nga korsia e saj”.

Papritur shoferi zgjohet, e kupton ku është dhe vendos duart në timon. Edhe pse po punon për të realizuar makina autonome, në manualin e përdorimit të Tesla-s shkruhet shprehimisht që kur makina kalon në pilot automatik, shoferi përsëri duhet të i kujdesshëm, me duart në timon dhe i gatshëm të marrë kontrollin në çdo çast.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Blic Plus

Nuk do ta besoni sa paguhet Arbana për një muaj

Blic Plus

Faton Peci i çon “selam” nga Istogu Bekë Berishës...

Blic Plus

Merkel jep lajmin e madh, Kjo vlen edhe për Shqiptarët që jetojnë në Gjermani

Blic Plus

Letra prekëse e një babi të varfër për të pasurin që ia gërvishti veturën