Sport

Vetëvendosje “kap” e vetme qeverinë

Rezultatet e zgjedhjeve e 14 shkurtit, i kanë siguruar Albin Kurtit mundësinë që të udhëheqë shtetin i vetëm.

Kurti me votat e fituara, nuk do të ketë nevojë për asnjë parti tjetër në qeveri.

Kështu mendojnë njohësit e çështjeve politike në vend, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas analistit politik, Ramush Tahiri, partia e udhëhequr nga Albin Kurti do të sigurojë vota për të formuar qeverinë e re pa përfshirë askënd tjetër në qeverisje.

“Vetëvendosje me këtë rezultat që e ka tash mundet vet të formojë qeverinë. Vetëvendosjes i duhen 61 vota që të formojë qeverinë. Tash mund të ketë 56 deri në 59 varet dhe me 10 të minoriteteve joserbe i bën 69 dhe e bën vetëm qeverinë. Minoritet joserbe edhe ashtu janë pjesë e qeverisë plus komuniteti serb është pjesë i qeverisë por mos me llogarit Listën serbe, Vetëvendosje vet pa asnjë parti tjetër mundet të formojë qeverinë”, ka deklaruar Tahiri.

Se lideri i Vetëvendosjes aktualisht ka votat e nevojshme për të formuar i vetëm qeverinë, ka thënë edhe njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu.

Baraliu, për Gazetën inFokus ka deklaruar se ka mundësi që VV të marrë qeverinë por duhet të priten rezultatet përfundimtare.

“Me rezultatet paraprake po, mund të formojë qeverinë në bazë të disa indikacioneve. Por duhet të priten rezultatet përfundimtare dhe numërimin e votave të deputetëve. Duhet parë secili subjekt sa deputet po i merr”, ka thënë ai.

Por analisti politik është shprehur skeptik në lidhje me numrin e deputetëve që do të sigurojë në Kuvendin e Kosovës, Lista Serbe.

Sipas Baraliut nëse kjo parti i merr më shumë se 10 deputetë atëherë mund të rrezikohet dhe formimi i qeverisë Kurti.

Duhet parë komunitetet e tjera joshumicë sa vota po i marrin, do duhej të shihej sa po merr ma shumë se 10 sa kanë deklaruar Lista serbe se 10 i kanë fituar. Ka indikacione të cilat janë instrumentalizuar që të fitojnë vota dhe të bëhen me Listën serbe, por nëse Listën serbe i shtohen më shumë se dhjetë deputetë atëherë kjo e rrezikon formimin e qeverisë”, ka thënë ai.

Ndryshe në bazë të ligjeve në fuqi, qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr 61 ose më shumë vota të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje nga zgjedhjet parlamentare ka siguruar gjithsej 378. 550 vota, apo në përqindje 47,85%.

Kështu, partia e Albin Kurti është radhitur e para nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina 2-0 Llapi, rastet dhe golat nga kjo ndeshje

Sport

Zyrtare: Ish-trajneri i Vëllaznimit merr drejtimin e Prishtinës

Sport

Morina i gëzohet pikës së fituar në Gjilan

Sport

Batatina: Ne e mundëm vetën, nuk na mposhti Prishtina