Lajme

Vetëvendosje i përgjigjet Goran Rakiqit pas deklaratës që bëri për Albin Kurtin

Deputeti i Vetëvendosjes, Alban Hyseni, ka komentuar qasjen e Kryetarit të Listës Serbe Goran Rakiq, në raport me Kryeministrin Albin Kurti, lidhur me deklaratat rreth themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Hyseni ka deklaruar se Listën Serbe nuk e kanë partner qeverisës, por është pjesë e qeverisjes së tyre për shkak të obligimit kushtetues, megjithatë thekson se Vetëvendosje mbase është subjekti i vetëm që pretendon raporte të mira me komunitetin serb në Kosovë.

”Vetëvendosje me kryeministrin [Albin] Kurti, mbase është subjekti i vetëm politik që pretendon dhe dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me serbët dhe komunitetin serb në Kosovë, mirëpo është njëri prej subjekteve të vetme dhe një prej liderëve të vetëm që nuk ka raporte të mira me Listën Serbe si subjekt”.

”Lista Serbe nuk është pjesë e qeverisë. Ajo është pjesë e qeverisë, në kuptimin e bartjes së një pozicioni brenda ministrive për shkak të obligimit kushtetues që kemi e që do duhej ta kemi”, tha ai në Klan Kosova.

”Nuk është partner i qeverisjes tonë në kuptimin e asaj që ne kemi bërë marrëveshje me të. Gjujajta me fjalë, kuptohet edhe prej përmbajtjes së diskutimit. Sepse Goran Rakiq dëshiron të implementohet një Asociacion njëetnik, që privilegjon vetëm një komunitet përbrenda vendit dhe shtetit tonë”, deklaroi Hyseni.

Kujtojmë se ministri serb për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti, i cili deklaroi se nuk mund të ketë asociacion një-etnik.

Rakiq e ka quajtur hipokrit Kurtin, ndërsa ka thënë se ai nuk dëshiron dialog dhe as normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Shqiptarja 20-vjeçare në Gjermani e zhdukur qe pesë ditë, familjarët: Babai i saj me kancer nuk do mund t’i mbijetojë këtij lajmi

Lajme

KEDS njofton për zonat që do të mbesin pa rrymë

Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’