Lajme

Vetëm një rast pozitiv me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë është regjistruar vetëm 1 rast i ri me koronavirus.

Nga testimi i 145 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve vetëm 1 ka rezultuar pozitiv, shkruan lajmi.net.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Vushtrrisë.

Kështu të dhënat e përgjithshme të koronavirusit në Kosovë janë shpresëdhënëse se po shkohet drejt fundit të pandemisë.

Në Kosovë deri më sot janë regjistruar 1,004 raste pozitiive me koronavirus ku 772 prej tyre janë shëruar, ndërsa 29 kanë përfunduar në vdekje.

Kështu, në Kosovë mbesin 203 raste aktive.

Kjo është komunikata e plotë:

NJË RAST ME COVID-19!

Sot më 21 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 145 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Vushtrri).

Nga data 08 shkurt deri më 21 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.551 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.004 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 21 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.136.795 raste të COVID-19 dhe 331.496 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!
PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Kthimi në punë i drejtorëve të ndërmarrjeve publike: A do të rikthehet edhe kryeshefi i ‘Trepçës’

Lajme

Fillon faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj koronavirusit

Lajme

Gjendet e pajetë një grua në fshatin Kreshovë

Lajme

Ja rregullat që duhet ndjekur gjatë kalimit të kufirit