Lajme

Vetëm një parti ka dërguar ankesë në PZAP për votat e diasporës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka bërë të ditur edhe njëherë se vetëm Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka paraqitur ankesë tek ky institucion lidhur me administrimin e numërimit Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR), procesi i votimit përmes postes në zgjedhjet e raundit të dytë për kryetar të Komunës së Dragashit të mbajtura me 14 nëntor 2021, shkruan Gazeta Metro.

Vetëm PDK ka dërguar ankesë në PZAP për votat e ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit.

Lajmi është konfirmuar nga PZAP për Metron.

“Ju informojmë se, vetëm Partia Demokratike e Kosovës, ka paraqitur ankesë ne PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR procesi i votimit përmes postes në zgjedhjet e raundit të dytë për Kryetar të Komunës së Dragashit të mbajtura me 14 nëntor 2021”, kanë thënë nga PZAP për Metron.

PDK dyshon se ka manipulime me votat e ardhura nga diaspora për zgjedhjet lokale të raundit të dytë.

Kujtojmë që PDK me Shaban Shabanin në Dragash me 14 nëntor arritën të dalin fillimisht të parët me 50,21% të votave, kundrejt LDK’së me Bexhet Xheladinin me 49,79%, mirëpo pas numërimit të votave të diasporës, kjo komunë i kaloi LDK’së.

Related posts
Lajme

Borrell reagon pas sanksioneve të SHBA-së ndaj dy serbëve të Kosovës

Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *