
Cilësia e Superligës së Kosovës është ngritur shumë në vitet e fundit në krahasim me rajonin, shkruan Gazeta Olle.
Tashmë diferencat me vendet e tjera për rreth janë zvogëluar, kjo falë edhe pagave të mëdha që po japin skuadrat me qëllim për të bindur futbollistët më të mirë për të luajtur në Kosovë.
Sipas “Transfermarkt” që bënë vlerësimin e skuadrave dhe futbollistëve, vetëm 3 skuadra nga Shqipëria kanë vlerë më të madhe se Drita dhe Ballkani.
Ballkani është skuadra me vlerën më të madhe në Kosovë, me futbollistët e suharekasëve që kushtojnë 4,23 milionë euro, duke lënë pas Dritën me vlerë 4,18 milionë, por me 5 lojtar më pak në skuadër.
Vetëm Tirana, Partizani dhe Laçi vlejnë më shumë se sa dy skuadrat lidere të Superligës, madje as ato nuk kanë ndonjë diferencë dhe aq të madhe.
Futbollistët e Tiranës vlejnë 5,2 milionë, ata të Partizanit 4,85 milionë ndërsa Laçi ka vlerën 4,7 milionë.
Në total, 271 futbollistët e Kategorisë Superiore vlejnë 37.65 milionë euro, ndërsa 272 futbollistët që luajnë në Superligën e Kosovës të grumbulluar së bashku kanë vlerën 28.33 milionë euro.