Lajme

Vetaksidentohen dy motoçikleta në Sllatinë, katër të lënduara

Dy vetaksidente kanë ndodhur sot në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku kanë mbetur të lënduara katër femra.

Në dy aksidentet kanë qenë të përfshira dy motoçikleta në lëvizje, të cilat kanë qenë duke u drejtuar nga të aksidentuarat.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se ende nuk dihet arsyeja e humbjes së kontrollit të motoçikletave.

“Sot rreth orës 16:30 në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, kanë ndodhë dy vet aksidente. Si pasojë e aksidenteve 4 persona (femra) kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.Me rastet është duke u marrë njësiti i trafikut.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar