Lajme

Veseli: Qeveria ime do të përbëhet nga vajza e djem të rinj, profesionistë dhe pa aktakuza

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se lista e kandidatëve për deputetë e partisë që drejton ai përfaqëson denjësisht qytetarët e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

“Është lista e besimit dhe guximit për të vepruar për reformat e mëdha që duhet të ndodhin në vendin tonë. E kemi bërë me shumë kujdes të veçantë këtë listë dhe u kemi dhënë hapësirën më të madhe kuadrove të reja që i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës”.

“Nëse e analizoni me vëmendje, në listën e PDK-së janë 68 kandidatë për deputetë që garojnë për herë të parë dhe janë mbi 40 kandidatë të moshës së re. Pastaj, kemi një përfaqësi shumë cilësor të grave. Ajo çfarë është më e rëndësishmja, në listën e PDK-së nuk është asnjë kandidat për deputetë që ka aktakuzë për korrupsion, nepotizëm apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, një zotim që e kam dhënë tash e disa muaj”, ka deklaruar Veseli.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat