Lajme

Veseli: Lista e PDK-së për deputetë fituese, po ia afron vendit njerëzit që kanë vizion për të ardhmen

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kreu i PDK-së, njëherit kandidat për kryeministër i kësaj partie, Kadri Veseli, thotë se është tejet krenar që po ia ofron vendit njerëzit më të zotë, ata që bartin sukseset e së kaluarës dhe të rinjtë që kanë vizion për të ardhmen.

Vedseli përmes një postimi në Facebook thotë se lista e PDK-së për deputetë do t’i fitojë zgjedhjet, do ta luftojë korrupsionin, do t’i mbajë të rinjtë këtu dhe do ta ndërtojë të ardhmen e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë i Veselit:

Jam shumë krenar me Partinë Demokratike të Kosovës, që po ia ofron vendit njerëzit më të zotë, ata që bartin sukseset e së kaluarës dhe të rinjtë që kanë vizion për të ardhmen.

Lista jonë e deputetëve është një listë që do t’i fitojë zgjedhjet, do ta luftojë korrupsionin, do t’i mbajë të rinjtë këtu dhe do ta ndërtojë të ardhmen e Kosovës.

Më shumë se gjysma e kandidatëve garojnë për herë të parë, ndërsa më shumë se 40 janë të rinj e të reja. Dhe askush me aktakuza për korrupsion. Kjo listë flet edhe për reformat në PDK. Prandaj, jam shumë krenar.

Falemnderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen në Konventën Festive që patëm mbrëmë. Do të mbetet e paharrueshme për mua. /Reporteri.net/.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat