Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Presidenti i UEFA-së, Aleksandar Ceferin ka shprehur optimizmin e tij se Kampionati Evropian “Euro 2020” do të zhvillohet në 12 vende, ashtu siç është planifikuar fillimisht.

Slloveni iu drejtua publikut pas takimit ku morën pjesë drejtuesit e UEFA-së dhe drejtuesit e KON-it.

Këtu u diskutua në lidhje me organizimin e Kampionatit Evropian.

“UEFA është e vendosur ta organizojë ‘Euro 2020’ në 12 vende ashtu siç është planifikuar para pandemisë. Evropiani është gara kryesore në futbollin evropian”, ka thënë Ceferin.

Njeriu i parë i UEFA-së shtoi se në fillim të prillit, do të dihet më shumë nëse audienca do të jetë në gjendje t’i ndjekë nga afër ndeshjet.

Kampionati Evropian i këtij viti pritet të nis nga 11 qershori deri më 11 korrik të këtij viti.

Postime të ngjajshme
Sport

Festa e madhe e futbollistëve të Llapit pas fitores ndaj Ballkanit në “Zahir Pajaziti”

Sport

Shkëmbi thumbon disa lojtarë të Ballkanit pas humbjes

Sport

Batatina me deklaratë epike

Sport

SUPERLIGA: Kështu duket klasifikimi pas dy ndeshjeve të sotme