Lajme

Vendimi i fundit: Deri në këtë datë nuk do të fillojë mësimi në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka mbajtur një takim me Asociacionin e Komunave të Kosovës ku janë diskutuar dhe propozuar edhe masa të tjera shtesë për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë, shkruan Gazeta Metro.

Ndër këto masa, dhe më të diskutuarat ditët e fundit është edhe çështja e fillimit të vitit të ri shkollor.

Pavarësisht propozimit dhe deklarimit të Ministrisë së Arsimit ditë më parë se mësimi do të fillojë në shkolla më 1 shtator, sot është propozuar që deri më 13 shtator mësimi të mos fillojë atëherë kur edhe do të rivlerësohet situata.

“Mësimi nuk fillon deri më 13 shtator dhe atëherë të rivlerësohet situata.”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim janë marrë edhe një sërë masash të tjera që kanë të bëjnë me lëvizjen, punën e gastronomisë dhe të ngjashme.

https://www.facebook.com/asociacioniikomunavetekosoves/posts/4263895727031627

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar