Sport

Vendimet e KD: E pëson futbollisti i Dritës, ky është vendimi për SC Gjilanin dhe FC Dritën

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 28/09/2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave, raporton Sheshi.info

Qendërmbrojtësi i Dritës, Prince Balde i cili bëri një ndërhyrje si lojtar i fundit dënohet me dy ndeshje mos loje sipas radhës të organizuar nga FFK.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto vendime:

VENDIME

Lojtari i FC ”Prishtina” me nr fanelle 21, Bleart Tolaj dhe nr ID.002292M00: Goditje me brryl ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Feronikeli – Prishtina dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Lojtari i FC”Drita” me nr fanelle 2, Prince Balde dhe nr ID .014411M98: Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita- Gjilani dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Lojtari i KF ”Ferizaj” me nr fanelle 3, Dardan Qerkini dhe nr ID.003887M91: Pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë, respektivisht të kuq, në shenjë revolte demolon derën e zhveshtores ku ishte i vendosur ekipi i Ferizajt. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes së Ligës së Parë Grupi B, Arbëria – Ferizaj. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregollres disiplinore: Dënohet me më të hollë shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhët i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). Dardan Qerkini është i obliguar ta paguajë dëmin e shkaktuar .

Lojtari i KF”Vitia” me nr fanelle 2, Ardonit Ismajli dhe nr ID.006410M01: Grushton lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Ligës së Parë Grupi B Vitia – Kika. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës , kërkohet deklaratë shtesë. Afati datë 01.10.2021 ora 13:00.

FC ”Drita” : Lëshim në organizimin e ndeshjes Drita – Gjilani. Në minutat 1 dhe 2 tifozët e FC ”Drita” kanë hedhur mjete piroteknike në tribunën lindore si dhe më vonë kanë hedhur mjete piroteknike tymosëse. Gjatë pauzës në meslojë, tifozët mysafirë të SC”Gjilani ”, provokojnë ata të FC ”Drita”, të cilët pastaj vërsulen drejt njeri tjetrit, ku pastaj fillon përleshja me shufra metali, me ulëse plastike (ishin prapa portave) dhe grushta, për çka pjesa e dytë e ndeshjes filloi me 15 minuta vonesë , derisa tifozeritë e të dy ekipeve ishin qetësuar. Në minutat 51, 58 dhe 59 u hodhën mjete piroteknike në tribunën lindore nga ana e tifozve vendas. Pas shënimit të golit në min.66, tifozët e SC ”Gjilani” u futen në terren për të festuar golin me lojtarët mysafirë. Në min.75, tifozët e FC”Drita” hudhin disa shishe PVC (të mbushura me ujë) në fushë. Në tribunën lindore ku ishte tifozeria e FC ”Drita”, janë shkaktuar dëme materiale: disa ulëse të thyera, rrethoja e dëmtuar, në toalete disa plaka të çeramikës të thyera si dhe është dëmtuar dera e zhveshtores ku ishin të vendosur FC ”Drita”. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Drita- Gjilani , personit për siguri të FFK-së si dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC ”Drita”. Afati datë 01.10.2021 ora 13:00.

SC”Gjilani”: Tifozët e SC”Gjilani” provokuan ata të FC ”Drita”, si pasojë u vërsulen ndaj njëra tjetrës duke u përleshur me shufra metalike, ulëse plastike (ishin prapa porte) dhe grushtime. Me këtë rast janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në infrastrukturën e stadiumit ”FADIL VOKRRI”. Para fillimit të pjesës së dytë tifozët e SC ”Gjilani” ndezin mjete piroteknike tymuese, si dhe dëmtojnë disa karrige në tribunën veriore të stadiumit, ku ishin të vendosur tifozët e SC Gjilani. Në min. 66, pas shenimit të golit të parë, tifozët mysafir hynë brenda vijave kufizuese për të festuar golin me lojtarët e SC-Gjilani. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Drita- Gjilani , personit për siguri të FFK-së si dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i SC ”Gjilani” . Afati datë 01.10.2021 ora 13:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit

Sport

Shqipëria pritet t’i bëjë ftesë super mesfushorit nga Kosova