Sport

Vendimet e dala nga mbledhja 37 e BE të KOK-ut

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës mbajti mbledhjen e 37-të të saj, në të cilën shqyrtoi pika të shumta të Rendit të Ditës.

Më poshtë mund të gjeni vendimet e dala:

– U vlerësua lart pjesëmarrja e ekipit Olimpik të Kosovës në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019, në të cilën atleti Muhamet Ramadani fitoi medaljen e artë, të parën për Kosovën në gara të tilla.

– U konstatua se të gjitha përgatitjet për Lojërat e dyta Mesdhetare në Rërë Patras 2019, kanë shkuar sipas planprogramit të paraparë. Lojërat Mesdhetare në Rërë Patras 2019, do të mbahen prej 25 – 31 gusht 2019.

– U vendos që bartës i flamurit në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Patras 2019 të jetë notari, Arti Krasniqi.

– U miratua unanimisht raporti financiar TM1 dhe TM2.

– U diskutua për Panairin e Sportit 2019, i cili pritet të mbahet më 13 shtator 2019.

– U diskutua për Forumin e Sportit, i cili do të organizohet nga KOK-u. Forumi do të hapë Javën Evropiane të Sportit, më 23 shtator 2019

– U diskutua për Konferencën Barazia Gjinore, e cila pritet të mbahet në muajin tetor 2019

– U diskutua për Konferencën Rajonale të SIGA-s, që pritet të mbahet në Prishtinë gjatë muajit tetor 2019.

– U analizua performanca e bursistëve Olimpik Tokio 2020, si dhe u autorizua Komisioni i Sportistëve, që të ketë biseda të drejtpërdrejta, me ata të cilët nuk kanë shënuar progres, sipas kontratës së paraparë.

– U vendos të shtyhet afati për aplikim për Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC 2). Afati i ri për aplikim është deri më 6 shtator 2019. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv