Sport

Vëllaznimi nuk garon në Superligë, shprehen të shqetësuar me vendimin e FBK-së!

Me datë 04.08.2021 Federata e Basketbollit e Kosovës, me anë të një njoftimi ka hapur një konkurs për pozitën 9-të në Superligën e meshkujve, ku për të hyrë në këtë vend i duhen të plotësohen 13 kritere, njëri nga kriteret ishte edhe shuma prej 10 mijë eurove, shkruan Gazetasheshi.com.

Vëllaznimi i cili në sezonin që lam pas ishte pjesë e Superligës, derisa ka shfaqur shumë probleme skudrave tjera, e ishte mundësuar të bëhej pjesë sërish e elitës. Mirëpo, shuma që ka kërkuar FBK-ja, për aplikimin e “Wild-card” e ka ndaluar anëtarësimin e skuadrës gjakovare në elitë.

Klubi nga Gjakova, me anë të një komunikatë zyrtare, e ka shprehur si mundësi të pamundur anëtarësimin e tyre në Superligë, pasi që në ankesën e tyre thuhet se në asnjë bisedë direkte nuk është përmendur kjo shumë dhe njoftimi i fundit sipas tyre ishte me vonesë.

Megjithatë, shqetësimi tjetër nga kuqezinjët ishte edhe se per ta si klub do të ishte e pamundur të kyçyshin kështu në elitë, duke marrë parasysh edhe gjendjen financiare, ku nuk do të mund të ishin të barbartë me ekipet tjera te Superligës.

Deklaratë zyrtare:

Duke marrë parasysh të gjitha zhvillimet e fundit, e sidomos kërkesën e FBK-së për pagesë prej 10,000€ për aplikim e Wild-card, që është ofruar si mundësi për antarsimin tonë në Superligë, KB Vëllaznimi për shkak të pamundësive organizative ka vendosur t’i vazhdoj garat në Ligën e Parë.

Në ansjë bisedë direkte me FBK-në nuk është përmendur që do të kërkohet nga ne të paguajm 10,000€ për pjesmarrje në Superligë. Tema gjithmonë ka qenë për ZHGJERIMIN E LIGËS dhe që detajet do të dihen që ne Maj 2021. FBK vetëm në 04 Gusht 2021 ka njoftuat për detajet dhe për Kërkesen prej 10000€.

Ka qenë e pamundur për neve që të përgatitemi për Superligë, kur afati kalimtar përfundon më heret sesa afati i aplikimi për Superligë.

Ne si klub nuk pranojmë të jemi pjesë e një gare kur nuk mund të jemi në nivele të garës. Ne nuk duam të jemi pjesë e Superligës kur që në fillim nuk jemi të barabart me klubet tjera.

Si përfundim, Kryesia e Klubit ka vendor që të garoj në Ligën e Pare me synimin e vetëm inkuadrimin në Superligë.

Ne premtojmë që do të vazhdojmë me angazhim dhe organizim serioz sikur vitin e kaluar.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), është bazuar në nenin 9 të Rregullores për Licencim dhe Garim për edicionin 2021/22 ku edhe ka vendosur të hap këtë:

KONKURS

Për pozitën e nëntë në Superligën e Meshkujve për edicionin 2020/21 nëpërmjet Wild Card.

Kushtet për një klub për të konkurruar për Wild Card, sipas nenit 9 të Rregullores për Licencim dhe Garim janë si më poshtë:

Të ketë garuar në edicionin 2020/21 në garat e FBK-së dhe ti ketë përmbushur të gjitha obligimet ndaj FBK-së.
Të paguajë shumën prej 10,000.00 (dhjetë mijë) Euro në xhirollogari të FBK-së.
Të përmbushë kriteret për licencim dhe garim të FBK-së për klubet e Superligës së Meshkujve për edicionin 2021/22.
Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me terren të basketbollit sipas dimensioneve dhe rregullave të FIBA-s.
Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me pajisjet teknike FIBA Equipment 2020.

Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me kosha të basketbollit me tabela dhe rrjeta sipas Propozicioneve të Garave të FBK-së dhe Rregullave të FIBA-s LEVEL 1.

Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me zhveshtore për dy ekipe, një zhveshtore për personat zyrtarë një hapësirë të klubit me zyrë, të pajisur me telefon, internet dhe kompjuter.

Të ketë nën kontratë së paku 4 trajnerë të licencuar.
Të ketë në dispozicion së paku një person të autorizuar mjekësor.
Të ketë në dispozicion së paku një zyrtar – komesar për siguri
Të ketë të licencuar së paku një përfaqësues zyrtar në FBK.

Të ketë internet dhe të mundësojë qasje në internet në dhe afër tavolinës zyrtare.
Të ketë hapësirë për konferenca për shtyp dhe tu mundësojë gazetarëve punë komode në ndeshjet e veta.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar