Sport

Vëllaznimi në krizë të thellë, largohet edhe donatori i fundit – Bojkotohet ndeshja e radhës

Klubi Futbollistik “Vëllaznimi” në krizë të thellë, teksa donatori i fundit Shkëlzen Gashi ka lajmëruar se nuk mund ta ndihmoj klubin shkak pandemisë, shkruan Gazetasheshi.com

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi nga Gjakova në llogarinë e tyre, duke theksuar se Gashi nuk i ka kryer obligimet për muajin paraprak. Ndërsa, shkak kësaj situate të krijuar në klubin e Vëllaznimit, lojtarët, stafi teknik dhe administrata kanë vendosur ta bojkotojnë ndeshjen me Dukagjinin.

Njoftimi nga klubi i Vëllaznimit:

“Sot Shkelzen Gashi ka lajmëruar se nuk mund ta ndihmoj më Klubin për shkak të pandemisë.

Shkelzen Gashi nuk i ka kryer obligimet ndaj Klubit për muajin paraprak për të cilat i ka marrur oblim që nga dita e parë që do ti kryej obligimet për 3 muaj, këtë premtim e kishte bërë tek Kuvendit Komunal dhe Klubi.

Për shkak të kësaj situate, gjendja në klub është acaruar dhe në shenjë pakënaqësie dhe revolte, Lojtarët, Shtabi Teklnik dhe Administrata e klubit kanë vendosur që ta bojkotojnë ndeshjen e radhes KF Dukagjini – Vëllaznini – dhe lojërat tjera të mbetura.

Kërkojmë nga Kuvendi Komunal dhe të gjithë dashamirët e klubit të na gjinden pranë në këto momente të vështira për Klubin”, ka shkruar KF Vëllaznimi

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina beson që fitorja ndaj Drenicës sot ishte pika e kthesës për Llapin

Sport

Trajneri i Borussias kërcënon Interin

Sport

Futbollisti i Ballkanit shumë afër rikthimit në fushat e blerta

Sport

Ja kur luhet ndeshja e mbetur Drita – Llapi