Sport

Vëllaznimi në krizë të madhe, a po shuhet klubi gjakovar pas 92 viteve?

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Situatë alarmante në klubin e Vëllaznimit, që ka tronditur opinionin kosovar para disa minutave.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi gjakovar ka bërë me dije se mund të pushojë së ekzistuari pas 92 viteve që nga formimi.

Deri te kjo situatë kanë ardhur shumë faktorë, sidomos nga presidenti i fundit Agim Cana.

Cana ka kërkuar të jap dorëheqje të parevokueshme nga secili pozicion te Vëllaznimi, kërkesë kjo që iu refuzua nga zyrtarët më të lartë komunal.

Babai i Lorik Canës tashmë është jashtë vendit dhe e ka lënë Vëllaznimin në mëshirë të fatit.

Klubi është në krizë të madhe dhe po rrezikon seriozisht ekzistencën.

Më poshtë reagimi i plotë i ekipit që garon në Ligën e Parë.

SITUATË ALARMANTE NË KLUB

Nuk mbahet në mend që Klubi i Futbollit Vëllaznimi të ketë qenë ndonjë herë në situatë më të vështirë se që është aktualisht. Me probleme të mëdha financiare por edhe organizative, pa kryetar e pa kryesi, situata në klub është alarmante.

Kryetari aktual, z.Agim Cana, i cili për një vit e gjysmë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, ka paraqit dorëheqje nga ky post, dorëheqje kjo që nuk është pranuar nga zyrtarët më të lartë komunal. Pavarësisht kësaj, ai, tash e një kohë është larguar nga Kosova. Në ndërkohë fare nuk është sqaruar se kush do të merr përsipër shlyerjen e borxheve të prapambetura por as kush do të merr përsipër financimin e mëtutjeshëm të veprimtarisë së Klubit. Bizneset gjakovare nuk kanë dëshmuar gatishmëri të theksuar, ndoshta edhe nga pamundësia, që të ndihmojnë ndjeshëm financiarisht Klubin, ndërsa vetë komuna e Gjakovës nuk po gjen formë që ta bëjë një gjë të tillë.

Këto robleme financiare e organizative kanë reflektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në situatën në skuadrën e seniorëve (por edhe atë të juniorëve). Kështu, futbollistët, atë që e kishin paralajmëruar disa herë kohë më parë, e jetësuan dje (e mërkurë). Të pakënaqur me mosshlyerjen e borxheve të prapambetura dhe mospagesën e pagave për këtë edicion të garave, ata, të mërkurën nuk pranuan të stërviten, duke paralajmëruar se nuk do t’i kthehen stërvitjeve deri sa të mos përmbushën obligimet financiare ndaj tyre.

Kjo ka bërë që situata në klubin Vëllaznimi të jetë vërtet alarmante, dhe, nëse brenda pak ditëve të ardhshme nuk gjendet ndonjë zgjidhje emergjente, Klubi i formuar para 94 vitesh dhe i regjistruar zyrtarisht para 92 vitesh, fatkeqësisht, rrezikon seriozisht të pushon aktivitetin përkohësisht apo për një kohë më të gjatë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv