Sport

Vëllaznimi kërkon ndihmë!

Vëllaznimi sërish në krizë të thellë. Klubin kuqezi e la edhe donatori Shkëlzen Gashi.

Gjakovarët tani zgjidhjen e vetme po e kërkojnë duke kërkuar ndihmë.

Përmes një postimi, Vëllaznimi kërkon ndihmë financiare.

Postimi i plotë

Klubi Futbollistik VËLLAZNIMI

Të dashur bashkatdhetar, kudo që jeni:

Si çdo pore ekzistenciale e jetës e prekur nga kjo pandemi, edhe klubi ynë i dashur, emri i madh i të gjitha zemrave që rrahin fort për të, “Vëllaznimi” është prekur rëndë në të gjitha aspektet e mundëshme e sidomos në aspektin financiarë, pas heqjes dorë nga çdo financim e sponsorizim i deritanishëm.

Me keqardhje të madhe duam ta ndajmë me ju, ashtu si gjithmonë, shqetësimin tonë të madh për gjendjen alarmante e të pashpresë dhe ditët më të vështira që po kalon KF Vëllaznimi !!!!

Janë ditët në pyetje që e përcaktojnë fatin e klubit në kuptimin ekzistencial, për ç’arsye ju lutemi e përgjërohemi, bashkatdhetarë të dashur,që të gjithë ata që e duan me zemër e me shpirtë,e që e dinë rëndësinë që ka ky klub emblematik për qytetin e Gjakovës e më gjërë, të bëjnë të pamundurën për ta ndihmu financiarisht (në bazë të mundesive dhe vullnetit individual të gjithsecilit) në ditet më të vështira që ka kaluar ndonjëherë: KF “Vëllaznimi”

Situata është emergjente dhe vetëm ndihma e shpejtë e juaj mund ta shpëtojë Vëllaznimin e ta mbajë ende në rrugën e kërkimit të daljes sa më të shpejtë nga kjo situatë e jashtëzakonshme!

Emri i llogarisë: KFC Vëllaznimi

Adresa: Marin Barleti, Gjakovë

Emri i bankës: BPB- Bank

IBAN: XK051306001002305153

Bic Swift Code: BPBXXKPR

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina beson që fitorja ndaj Drenicës sot ishte pika e kthesës për Llapin

Sport

Trajneri i Borussias kërcënon Interin

Sport

Futbollisti i Ballkanit shumë afër rikthimit në fushat e blerta

Sport

Ja kur luhet ndeshja e mbetur Drita – Llapi