Lajme

Vellai Osmani tregon se si e vranë Qerim Kelmendin

Qerim Kelmendi, ish-ushtari i UÇK-së, është gjetur pa shenja jetë në mëngjesin e ditës së enjte.

Kelemendi dyshohet se është vrarë dhe më pas edhe djegur në makinën e tij në një rrugë në Zahaq të Pejës, shkruan Gazeta inFokus.

Rreth këtij rasti ka folur edhe vëllai i të ndjerit , Osmani i cili pretendon se vëllain e tij me së pari i është nxënë prita dhe me pas e kanë ekzekutuar.

“Vëllain tim e kanë zënë në pritë mbrëmë njëherë e kanë ekzekutu pastaj e kanë djegur veturën. Ai ka qenë në qytet mbrëmë. Gjithmonë ka dalë i lirë për t’u shëtitur rrugëve të Kosovës”, ka thënë Osman Kelmendi.

Ai tutje ka rrëfyer se vëllai i tij Qerim Kelmendi s’ka pas probleme me askënd.

Nga familja ndërkohë i kanë hedhur poshtë edhe dyshimet se Qerim Kelmendi mund të ketë qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Sipas tij Qerimi asnjëherë s’ka thënë në familjen e tij se e kanë ftuar nga Specialja, por thotë se dëshira e tij ka qenë që të shkoj atje për të dëshmuar “Luftën e Pastër të UÇK’së”

‘Bilez ai ka pas qef me shku e me folë për luftën e pastër të UÇK’së”, thotë vëllai i tij Osman Kelemendi.

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK tregon se a do ta votojë Qeverinë e re

Lajme

1 rast i ri me COVID 19, IKSHP s’tregon nga cila komunë është i infektuari

Lajme

Kurti i emëron Nenad Rashiqin dhe Aleksandar Stankoviqin keshilltarë politikë

Lajme

Banorët e Dumnicës mbushin rrugët për të portestuar, kërkojnë të dalin nga karantina