Sport

Vëllai i Sadio Mane-s, pjesë e Superligës së Kosovës

Sadio Mane-n e njeh thuajse çdo tifoz i futbollit.

Senegalezi luan në anën e 19-herë kampionëve të Anglisë, Liverpool-it.

Në karrierë, ai ka fituar shumë trofe të mëdhenj, madje duke u inkuadrat në listën e ‘top 5’ favoritëve për çmimin më presitigjioz individual, Topin e Artë.

Por, deri sa Sadio luan në Premier League, vëllai i tij, Malick, do të bëhet pjesë e Superligës së Kosovës.

Malick Mane, 32-vjeçar, është duke u stërvitur me Drenicën, dhe sipas të gjitha gjasave, ai do i bashkohet klubit kosovar për sezonin e ardhshëm.

Së fundmi, Malick Mane ka luajtur me Laçin, në Kategorinë Superiore.

Ai ka luajtur edhe në Suedi, Norvegji, Kazakistan dhe Kinë.

Në karrierën e tij profesionale, Mane ka shënuar 79 gola dhe ka dhuruar 37 asistime.

Vëllau i madh i Sadio-s, tani do të testoj stadiumet kosovare, dhe jetën do ta kaloj në Skënderaj.

Ai njëkohësisht do të bëhet edhe lojtari më i shtrejntë i Superligës, pasi vlerësohet 350 mijë euro. /Albanianpost.com

Postime të ngjajshme
Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina

Sport

Muriqi flet rreth së ardhmes së tij