Lajme

Veliu nuk e përkrahë koalicionin LDK-VV, thotë se LDK duhet të garojë e vetme

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Agim Veliu, ka folur para mediave.

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën pritet të mandatohet kandidati për kryeministër.

Para se të fillojë mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike, anëtari i kësaj kryesie, Agim Veliu është deklaruar për medie.

Ai ka thënë se preferon që LDK-ja në zgjedhjet e parakohshme të shkojë e vetme dhe të mos bëj koalicion me asnjë parti politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë personalisht jam që Lidhja Demokratike e Kosovës të garojë e vetme në këto zgjedhje, të matet me subjektet e tjera politike, ta shohim fuqinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe pas zgjedhjeve t’i lexojmë rezultatet e zgjedhjeve dhe të vendosim. Kjo është rruga më e mirë”, deklaroi Veliu, raporton lajmi.net.

Në anën tjetër sa i përket kandidaturës së mundshme të Vjosa Osmanit për kryeministre, Veliu ka thënë se atë dhe Osmanin e bashkon LDK-ja.

“Mua dhe zonjën Osmani na bashkon LDK-ja kështu që jemi në një rrugë të përbashkët”, u shpreh Veliu para gazetarëve.

Tutje ai ka thënë se akoma nuk dihet se kush do të jetë kandidat për kryeministër nga LDK-ja, por që ai shpreson që subjekti i tij të marrë vendimin për kandidatin që është më i mirë për vendin dhe për LDK-në.

“Nuk e di unë kush janë kandidatët për kryeministër. Për secilin që do të tregojë interesim dhe LDK-ja do ta merr vendimin më të marrë vendimin më të mirë për të dhe për vendin”, deklaroi Veliu.

I pyetur se nëse ka qenë shenjë pakënaqësie që ai nuk mori pjesë të shtunën në mbledhjen e Kryesisë, Veliu ka thënë se kjo nuk ka të bëj aspak me këtë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat