Lajme

Veliaj shpall fitoren e PS-së edhe në njësinë 12

Kryebashkiaku dhe drejtuesi politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj ka shpallur fitoren edhe në njësinë Nr.12 në Tiranë, që përfshin zonën e Freskut.

Nga selia rozë, Veliaj tha se PS ka marrë të paktën 55% të votave në njësinë Nr.12, duke vlerësuar qytetarët dhe simpatizantët e kësaj force.

“Kanë bërë një super-rezultat te Njësia 12 duke thyer një rekord dhe duke fituar 55%”.

”Zona e Freskut është një njësi e re e Tiranës. Dua t’i falenderoj me zemër të gjithë ata që na kanë dhënë kaq shumë besim.

Zona si Artisti, Fresku dhe Liqeni i Thatë, jam i ndërgjegjshëm për punën që lipset të bëhet ende aty. Ne do t’ju shërbejmë edhe pjesës tjetër që mendon ndryshe nga ne”, u shpreh Erion Veliaj, shkruan TV Klan.

Postime të ngjajshme
Lajme

Historiku i përplasjeve në mes kushërirave Daka e Osmani

Lajme

Kosovari dyshohet se vrau të dashurin e ish-gruas së tij para fëmijëve, në Belgjikë

Lajme

Çfarë ndodh nëse vendimi i presidentes për shkarkimin e Dakës dërgohet në Kushtetuese? Flet Enver Hasani

Lajme

Gazetarja e njohur diagnostikohet me kancer