Sport

Vedat Muriqi pritet të mungojë te Kosova për ndeshjet e muajit nëntor

Vedat Muriqi pritet të mungojë në tri ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, raporton “Zeri.info”.

Këtë raportim e ka dhënë gazetari italian i “BeinSport”, Tancredi Palmeri.

Një vendimi i ri i autoriteteve lokale italiane, ka bërë që lojtarëve të Fiorentina, Genoa, Inter, Lazio, Roma dhe Sassuolos t’u ndalohet bashkimi me kombëtaret për ndeshjet e nëntorit, pasi karantina do të jetë e detyrueshme në qoftë se vetëm një lojtar rezulton pozitiv.

Pas konfirmimit të mungesës së Milot Rashicës, i cili nuk ka leje nga Werder Bremeni tani konfirmohen edhe mungesa të tjera.

Kosova në muajin nëntor zhvillon tri ndeshje, një miqësore përballë Shqipërisë, dhe dy tjera në Ligën e Kombeve, ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Ibrahimoviq zgjedhet “Futbollisti i Vitit” në Suedi

Sport

Uzuni shënon gol, por mposhtet nga Juventusi – Barcelona dhe Manchester United fitojnë me lehtësi

Sport

Lazio triumfon, Muriqi pati disa minuta lojë

Sport

Nisë fushata #mezaniout, fansat pushtojnë faqen e Gjilanit me dhjetëra komente