Sport

Vedat Muriqi nuk do të luajë në takimin Maqedoni – Kosovë, në dyshim edhe Rashica

Thuhet se sulmuesi ynë, Vedat Muriqi nuk do të luajë në takimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, takim ky në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.

Madje në dyshim për këtë ndeshje është edhe Milot Rashica, pasi Werder ende nuk ka vendosur se a do ta lejojë sulmuesin kosovar të grumbullohet me Kosovën, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku, përmes një postimi në “Facebook”.

“Vedat Muriqi nuk do te luaj ne ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosove. Ne dyshim eshte edhe Milot Rashica. Werder Bremen ende nuk ka vendosur nese do ta lejoje mesfushorin qe te grumbullohet me Kosoven. FFK-ja eshte duke provuar qe te binde Lazion dhe Werderin qe t’i leshoje futbollistet ne fjale, por klubet jane te shqetesuara. Vedati nuk ka stervitur qe 6 jave ndersa Miloti ka filluar stervitjet pardje”, shkruan Sadiku.

Postime të ngjajshme
Sport

Munishi kapet me drejtorin e Dritës: Veç për volejboll mundesh mem fol

Sport

Shtatë futbollistë shqiptarë tek Lokomotiva e Zagrebit, ja sa është paga mesatare tek klubi kroat

Sport

“Skifterat” me komunikatë publike: Qëndrojmë prapa Gjilanit dhe vendimeve të presidentit Zuka

Sport

Ibrahimi paralajmëron Drenicën para takimit të së martës