Sport

Vedat Muriqi mund largohet nga Lazio

Sulmuesi i Përfaqëesueses së Kosovës, Vedat Muriqi këtë verë kaloi te skuadra italiane, Lazio pas formës së mirë në Turqi te Fenerbahce, shkruan “Zeri.info”.

Por, Muriqi nuk po mund të ndjekë formën e njëjtë edhe te skuadra nga kryeqyteti italian.

Sipas raportimeve të “Transfermarketweb”, Lazio mund ta huazojë atë qysh në muajin janar.

Muriqi po përballet me një konkurencë të fortë te skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi.

Momentalisht, në krye të sulmit te Lazio është Ciro Immobile dhe Felipe Caicedo. Ky i fundit madje shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit, ku hyri në fushë në vend të Muriqit dhe e arriti “cakun”.

26-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025 dhe se ish-sulmuesi i Fenerbahces ka qenë në “shënjestrën” e klubeve si Tottenham Hotspur dhe Manchester United.

Postime të ngjajshme
Sport

Klubi i njohur spanjoll futet në garë për Xherdan Shaqirin

Sport

Ndahet nga jeta ikona e klubit shqiptar të futbollit

Sport

Tifozët anglezë u rikthyen mbrëmë në stadium pas më shumë se tetë muajsh

Sport

Drita superfavorite, bastoren nuk e bëjnë hesap Llapin