Sport

Vedat Muriqi flet pasi iu bashkua Kosovës për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kosova po bëhet gati për tri ndeshjet e nëntorit të cilat edhe janë të fundit për këtë vit, shkruan “Zeri.info”.

Përfaqësuesja jonë të mërkurën ndeshet në një miqësore me Shqipërinë e cila zhvillohet në “Elbasan Arena” nga ora 16:00.

Padyshim muaji tetor ishte zhgënjyes për Kosovën e cila u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve nga Maqedonia e Veriut, derisa kritikat më të mëdha i morën lojtarët Vedat Muriqi, Amir Rrahmani e Milot Rashica që munguan në atë sfidë për shkak të lëndimeve dhe situatës me pandemi.

Gjithsesi, Muriqi i është bashkuar Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit dhe sot ka shkruar në “Facebook” para ndeshjes me Shqipërinë duke u shprehur i lumtur që është grumbulluar.

“Jam i lumtur që, pas një kohe të gjatë, nesër do të jem në fushën e blertë.
Gjithmonë, përballjet më të veçanta janë ato me Shqipërinë.
Edhe pse zyrtarisht quhet “ndeshje miqësore”, ne e konsiderojmë ndeshje vëllazërore”, ka shkruar Muriqi.

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça '89 - Gjilani: Forma e të dyja skuadrave në pesë ndeshjet e fundit dhe përballjet direkte

Sport

Ndeshje interesante zhvillohen sot në Ligën e Parë

Sport

Superliga e Kosovës vazhdon sot me këto ndeshje

Sport

Thaçi paralajmëron Dritën