Sport

Vedat Muriqi e komenton ndeshjen me Shqipërinë

Miqësorja vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur me fitoren e kuqezinjëve në pasditën e sotme në Elbasan.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare ishte nikoqire e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Ndeshja në fjalë i takoi Shqipërisë me rezultat të ngushtë, 2:1.

Pas ndeshjes, futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi ka reaguar pas ndeshjes së sotme.

“Ndihem mirë, në dy muaj kam qenë në gjendje të vështirë psikologjike”, thotë Muriqi në “TVSH”, përcjell “Zeri.info”.

“Tani po e marr veten dhe fizikisht ndihem mirë, kam ende kohë për ambientim”, tregoi sulmuesi prizrenas.

“Nuk ka rëndësi rezultati në këtë ndeshje, ishte ndeshje e mirë, vëllazërore dhe suksese të të dyja skuadrave”, përfundoi futbollisti i Lazios. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Intervistë ekskluzive me yllin e skuadrës së Arbërisë

Sport

Diplomati serb frikësohet nga lista e publikuar e kabinetit të presidentit të ardhshëm të SHBA’së, Joe Biden

Sport

SUPERLIGA LIVE: Llapi – Prishtina & Trepça ’89 – Besa

Sport

Feronikeli pretendon se FFK-ja në krye me Agim Ademin po i favorizon ekipet e Gjilanit