Lajme

Vdes shtatzëna e infektuar me COVID-19, shpëtohet foshnja

Një 36 vjeçare e prekur nga koronavirusi vdiq pas dy ditëve që  solli në jetë vajzën e saj.

Sipas bashkëshortit të viktimës, Jeton Nimani nga Banja e Pejës së Istogut,  gruaja e tij Vera Shotanaj u infektua me virus në një aheng familjar, e cila nuk ishte e vaksinuar me asnjë dozë të vetme.

Derisa i njëjti thotë se është penduar shumë që nuk është imunizuar bashkëshortja e tij.

Ndonëse 36 vjeçarja nuk ia doli, foshnja po trajtohet në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, e cila është në një gjendje stabile.

E, pos kësaj foshnje, viktima nga COVID-19 ka lënë pas vetes edhe gjashtë fëmijë tjerë të vegjël dhe me kushte jo të mira ekonomike.

Sipas kryefamiljarit në këtë shtëpi jetojnë me qira dhe pas kësaj situate më nuk dinë se nga t’ia mbajë, teksa ka një lutje për të gjithë vullnetmirët që ta ndihmojë sado pak ndokush në rrethanat në të cilat gjendet.

VIDEO

Postime të ngjajshme
Lajme

Sa vota më shumë është Ardian Gjini përpara Mimoza Kusarit?

Lajme

Familjarët e gjejnë të vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Lajme

Këto janë komunat ku ka nisur rinumërimi i votave

Lajme

Zhduket një vajzë në Klinë