Lajme

Vdes një 20-vjeçare e infektuar me COVID-19

Një 20 vjeçare nga Gjakova ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Një familjare e saj, e cila ka shkruar në rrjetin social facebook, ka thënë se gjatë kësaj jave ajo ka humbur edhe babin.

“Allahu e frymëzoftë për sabër mamin e Rumejses për ndarjen nga burri dhe vajza brenda kësaj jave”, ka shkruar kushërira e R.H. Për këtë të fundit është raportuar se ka qenë duke u trajtuar në mjekimin intensiv, ndërkohë që sot ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë shënuar 16 vdekje, derisa mbi 2 mijë persona janë infektuar me COVID-19. /lajmi.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Bie bora e parë në Kosovë

Lajme

Shaqir Totaj i PDK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Prizrenit

Lajme

Shpend Ahmeti dërgon një mesazh gjatë transmetimit direkt për Bedri Hamzën

Lajme

Vitia e Zemaj përplasen për menaxhimin e pandemisë