Lajme

Vdes nga koronavirusi vetarani i arsimit

Ështa ndarë nga jeta vetarani i arsimit Sadik Krasniqi.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes një telegram ngushëllimi, i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve e të njohurve të të ndjerit.

“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të dalluar, veteranit të arsimit, prindit të përkushtuar e qytetarit shembullor, Sadik Krasniqi. Ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. U prehtë në paqe, shpirti i tij fisnik” mbyllet telegrami i ngushëllimit.

Ndërsa, në njoftimin e vdekjes për të, familja e të ndjerit ka treguar se Sadiku ishte i infektuar me COVID-19. /Gazeta Express/

Postime të ngjajshme
Lajme

Vjosa Osmani ua jep edhe një goditje vendimeve të presidentit Thaçi, ky është i fundit

Lajme

Kërcënohet zv/ministri Zafir Berisha

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19