Lajme

Vdes nga Covid-19, mjeku që shërbeu gjatë luftës së Kosovës

Covid-19 vijon të marrë jetë mes bluzash të bardha.

Mjeku Shaqir Shehu ndërroi sot jetë nga koronavirusi, ndërsa prej një muaji ndodhej i shtruar në Spitalin Infektiv, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Shehu ishte ndër bluzat e bardha që shërbeu si kirurg ortoped në qytetin e Kukësit, si dhe gjatë luftës së Kosovës.

Gjatë viteve 2002-2005, Shaqir Shehu mbajti postin e prefektit të Kukësit.

Kujtojmë se dje në Shqipëri u regjistruan 786 raste të reja me Covid, duke e çuar në numrin në total 30,623.

Postime të ngjajshme
Lajme

Fotografia që po habit të gjithë: Çfarë po bëjnë Albin Kurti e Shpejtim Bulliqi?

Lajme

Ja kur priten masat e reja

Lajme

Si do ta kemi motin nesër dhe ditëve në vijim

Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi për masat antiCOVID