Lajme

Vdes nga COVID-19 anesteziologu i QKUK-së, Sylejman Dulla

Ka vdekur sot si pasojë e COVID-19 anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Sylejman Dulla.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë SHSKUK-ja, duke njoftuar se anesteziologu nuk arriti ta mposhtë sëmundjen edhe pas trajtimit disa ditor në QKUK.

“Anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dr. Sylejman Dulla, ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19. Ai nuk arriti ta mposhtë sëmundjen edhe pas trajtimit disa ditor në QKUK.ShSKUK humbi edhe një profesionist të zellshëm dhe të përkushtuar në punë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, ku edhe kanë ngushëlluar familjen e të ndjerit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Çfarë ndodh nëse një president refuzon të largohet nga Shtëpia e Bardhë?

Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e 46-vjeçarit nga Vitia, që ishte raportuar i zhdukur

Lajme

Dyshohet se koronavirusi i ri ka mbërritur në Kosovë

LajmeShow Bizz

Adriana Matoshi nuk beson ende që është kyqur në politik