
Sot gjatë ditës ka ndërruar jetë legjenda e klubit të Real Madridit, Enrique Perez Pachin, në moshën 82 vjeçare. transmeton Zeri.info.
Klubi madrilen ka njoftuar për vdekjen e tij, përmes faqes zyrtare të klubit, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së ish-lojtarit.
Pachin ka luajtur te Real Madridi mes viteve 1959 dhe 1968, duke regjistruar kështu 218 ndeshje me fanellën e klubit mbretëror.
Enrique Perez Pachin me ‘Los Blancos’ ka fituar dy herë Kupën Evropiane, shtatë herë titullin dhe një herë Kupën. /Zeri.info