Lajme

Vdes kryeinfermierja e Klinikës Infektive

Ka vdekur Nerxhivande Konushevci, kryeinfermiere e Klinikës Infektive në QKUK.

Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi nga Oda e Infermierëve të Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se Konushevci ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Të dashur Infermierë, Mami dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorëOda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërriuar jetë kryeinfermierja e repartit E të Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962).Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve.
Me pikëllim të thellë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Policia jep detaje për rastin e dhunës seksuale ndaj nxënëses në klasën e parë

Lajme

Raportohet për një sulm seksual ndaj një nxënësje të klasës së parë në Prishtinë

Lajme

“E pabesueshme”, ish-gazetarja kosovare rrëfen bisedën e burrit me ekipën e Associated Press pas bombardimit

Lajme

Eksperti amerikan godet Kurtin për gjendjen tek “1 Tetori”