Lajme

Vdes gazetari kosovar

Televizioni Tema nga Ferizaj ka njoftuar se ka ndërruar jetë gazetari, Musli Berisha, i cili përgjatë punës së tij ka ushtruar punën e kryeredaktorit.

Në njoftim, nga Televizioni Tema kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, derisa thonë se Kosova ka humbur një emër të madh të gazetarisë televizive, raporton Express.

Njoftimi i plotë:

Letër ngushëllimi familjes Berisha

Me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë Musli Berisha, në emër të menaxhmentit dhe stafit të RTV TEMA, ju shprehim ngushëllimet tona juve dhe familjes suaj.

Lajmi për vdekjen e Musës na ka tronditur të gjithe neve, familjet tona dhe shikuesit e shtëpisë sonë mediale, të cilët kanë pasur rastin të bashkëpunojnë me këtë gazetar të shkëlqyer.

Emri i ish-kryeredaktorit tonë Musli Berisha, do te mbetet i shkruar me shkronja të arta në historikun e shtëpisë sonë mediale dhe të qytetit të Ferizajt, për punën dhe angazhimin e tij në ndërtimin e gazetarisë moderne, informimin objektiv të qytetarëve si dhe për edukimin e drejtë të brezave të ri.

Ferizaj dhe Kosova sot e kanë humbur një emër të madh të gazetarisë televizive dhe të krijimtarisë letrare.

Zëri i bukur i Musës dhe figura e tij, e një profesionisti të kompletuar, gjithmonë do të mbesin në kujtimet tona.

Menaxhmenti i RTV TEMA

Postime të ngjajshme
Lajme

Në Spitalin e Pejës, 59 pacientë me Covid-19, 35 pacientë në Oksigjeno terapi

Lajme

Kosovë, numri i rasteve aktive është 3.815

Lajme

Ministri Abrashi inspekton punimet në hekurudhën e Kosovës linja 10

Lajme

Ja sa tonelata kimikale kanë shpërthyer në Beirut, që shkaktuan katastrofë