Sport

Vazhdon rritja e vlerës së kapitenit, Rrahmani futbollisti më i shtrenjtë te Kosova

Vlera e Amir Rrahmanit në tregun e transferimeve ka shënuar rritje për dy milionë euro, shkruan Zeri.info.

Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve “Transfermarkt” sot ka bërë disa përditësime, teksa kanë ndryshuar edhe vlerën e Rrahmanit.

Kapiteni i Kosovës tani vlerësohet me 16 milionë euro, që është edhe vlera më e lartë e arritur deri më tani në karrierën e tij. Njëherit, qendërmbrojtësi prishtinas është edhe futbollisti më i shtrenjtë te Kosova.

27-vjeçari është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te Napoli, ku në tri nga katër ndeshjet e fundit ka kompletuar 90-të minuta, derisa në ndeshjen tjetër ishte në fushë për 48-të minuta.

Rrahmani një ndeshje të plotë e ka kompletuar edhe në Ligën e Evropës.

Amir Rrahmani edhe në ndeshjet e tetorit te Përfaqësuesja e Kosovës ishte i pazëvendësueshëm, në përballjet me Suedinë dhe Gjeorgjinë.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit