Lajme

Vazhdon numërimi i votave, kaq vota kanë marrë kandidatët e VV-së në Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka njoftuar se deri në ora 12:11 janë numëruar 1961 kuti të votimit nga 5199 sa janë gjithsej.

Deri në këto momente, siç njofton KQZ-ja, Partia Socialiste është në vendin e parë me 49.34% të votave, duke lënë pas Partinë Demokratike që ka vetëm 38.85%.

Në vendin e tretë me 7.11% të votave qëndron Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).

Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje, kanë qenë edhe tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosjes, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në faqen e KQZ-së, deri më tani Boiken Abazi ka marrë 689 vota, Iljaz Shehu 149 dhe Kreshnik Merxhani 49.

Ndryshe, në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë plotë 3,588,869 qytetarë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin