Sport

Vazhdon Liga e Parë, në program janë shtatë ndeshje interesante

Liga e Parë në futbollin kosovar vazhdon sot me shtatë përballje mjaftë interesante.

Me këto ndeshje do të kompletohet java e katërt e fillimit të edicionit 2020/2021, shkruan Gazetasheshi.com

Në stadiumin “Përparim Thaqi” të Prizrenit, Liria do e pres skuadrën mitrovicase, Trepcën.

Kurse, gjakovarët e Vëllaznimit do të udhëtojnë drejt “Ferki Aliut”, ku do të përballen me Vushtrrinë.

Interesant pritet të jetë edhe në kryeqytet. Flamurtari do të jetë vendas i KEK-ut të Obiliqit. Kurse, Vllaznia e Pozheranit e pret Ferizajn.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 15:00

GRUPI A

Liria – Trepça

Vushtrria – Vëllaznimi

A&N – Malisheva

Dukagjini – Onix

GRUPI B

Flamurtari – KEK-u

Vllaznia – Ferizaj

Kika – Ulpiana.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani – Prishtina, bastoret favorizojnë këtë skuadër

Sport

“Tyson shqiptar” të shtunën bokson në Rusi, do të përballet me ish-kampionin e botës

Sport

Tri ndeshje të Superligës zhvillohen sot, kryendeshja në Suharekë

Sport

Gjilani publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Besën, ky lojtar do të mungoj sot