Lajme

Vazhdon fushata e bllokimeve nga ministrja Gërvalla, nis të bllokojë edhe qytetarë

Një qytetar ka njoftuar se ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e ka bllokuar në rrjetin social “Twitter”.

Andi Haxhiu ka shkruar në Facebook se profili zyrtar i ministres Gërvalla ia ka bllokuar atij qasjen, pas një kritike që ai kishte bërë në drejtim të ministres, në rrjetin social “Twitter.

“A kam diçka gabim në këtë situatë, a po më tregoni ju lutem? Këtu mundeni me e pa se pse jam bllokuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës. Lëkurën e hollë, znj. Ministre. Shumë lekurën e hollë. Guximin me u ballafaqu me Rusinë e Bjellorusinë e kishe. Qe besa edhe me ju shpallë luftë deshte. Por, se duron nje ‘lutje’ prej nje studenti qe mos me fol prej pozicionit te analistes ne Tëitter per gjera qe nuk i kupton, a?! Po harron qe je Ministre e Punëve te Jashtme, e jo në panel ne media”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Jokompetente. Fatkeqësisht, me gjasë edhe me tendenca homogjenizuese ne mendim. Eh, ata që dojnë homogjenitet ne mendimin e njerzve që i përcjellin, duan hegjemoni. E unë hegjemoninë dhe uniformitetin nuk mund ta respektoj. Njerëzit e rinj’, zakonet e vjetra”, ka shkruar ai.

Ai ka bashkëngjitur edhe foto nga shkrimi që kishte shpërndarë në Twitter, si pasojë e të cilit thotë se Gërvalla e bllokoi.

Ndryshe, edhe gazetari Berat Buzhala sot gjatë ditës ka shkruar në Facebook se ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e ka bllokuar në rrjetin social “Twitter”.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Lajme

Agim Veliu me akuza të rënda ndaj Abdixhikut pasi e shkarkoi

Lajme

Kjo është lista e emrave të personave që duhet të paraqiten për t’u vaksinuar nesër te salla ‘1 Tetori’

Lajme

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë