Sport

Vazhdon ‘eksodi’ i largimeve te Arbëria, katër futbollistë i thojnë ‘lamtumirë’ lipjanasve

Klubi i Arbërisë ka bërë disa ndryshime në skuadër para fillimit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra lipjanase deri më tani ka prezantuar katër përforcime.

Anes Hot, Elmir Lekaj, Aldin Adzoviq dhe Marclei Santos janë prurjet e deritashme të Arbërisë.

Gjithashtu, me Arbërinë kontrata afatgjate kanë nënshkruar edhe futbollistët e talentuar Drin Zhegrova, Albin dhe Shkodran Uka.

Nga ana tjetër, nga Arbëria ka pasur edhe disa largime.

 

Zyrtarisht nga Arbëria janë larguar Gëzim Rusi, Kujtim Qeli dhe Rilind Gërbeshi.

Por, siç ka raportuar “Zëri” gjatë orëve të vona të mbrëmjes janë edhe disa të larguar si Lutfi Bilalli, Sunai Hasan, Filonit Shaqiri dhe Arbnor Gashi.

Ndryshe, Arbëria tashmë i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror, derisa në fund të këtij muaji do të udhëtojnë në Antalia të Turqisë për përgatitjet e fundit.

Postime të ngjajshme
Sport

Futbollisti i njohur ndahet me skuadrën e Ulpianës

Sport

Drita merr rrugë për në Turqi, kampionët do t’i zhvillojnë katër ndeshje kontrolluese

Sport

Ja kush janë kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Lampardin te Chelsea

Sport

Chibueze rikthehet në futbollin kosovar, afër marrëveshjes me klubin e njohur