Sport

Vazhdon dhuna në futbollin kosovar, sulmohet një tjetër gjyqtarë në Ligën e Dytë!

Një tjetër ndeshje nuk e ka gjetur fundin në futbollin kosovar. Takimi ndërmjet Minatorit dhe Beharit është ndërprerë pas 45 minutave të parë, pasi që në pushimin mes dy pjesëve është sulmuar gjyqtari kryesor Granit Pacolli, raporton Gazetasheshi.com.

Pranë rezultati 0-2 në favor të skuadrës mysafire, disa tifoz të skuadrës vendase kanë arritur të futen në stadium dhe ta sulmojnë gjyqtarin Pacolli, i cili nuk ka dalë në pjesën e dytë për ta vazhduar më takimin.

Ndryshe Behari po udhëhiqte falë folave të realizuar nga Ermal Blakaj dhe Art Bojku.

Ky nuk është takimi i parë i ndërprerë në këtë xhiro, pasi që edhe dueli ndërmjet Vjosës dhe Fushë Kosovës nuk e ka gjetur fundin për shkak të dhunës.

 

Pikërisht për shkak të dhunës u ndërpre edhe takimi ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës, pasi që një tifoz vendas u fut në fushën e lojës dhe sulmoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes Petrit Rama.

Postime të ngjajshme
Sport

Jo vetëm Mourinho, një tjetër emër i madh i futbollit mund të zbarkojë në Romë

Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të