Lajme

Vazhdon debati mes Adriatik Kelmendit e Shkëlzen Gashit: Reagon sërish ky i fundit

Ka vazhduar përballja në distancë mes analistit Shkëlzen Gashi e drejtorit të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendit, rreth raportimit nga televizioni i këtij të fundit për një debat mes Bekë Berishës e Glauk Konjufcës, shkruan Gazeta Metro.

Gashi i ka replikuar Kelmendit, pasi i tha se është e çuditshme sesi po tenton ta ‘’zë ngushtë punëdhënësin.’’

“I rekomandoj drejtorit në fjalë t’i përcjellë mediat profesionale se kur e publikojnë një lajm me akuzë të fortë sikur ky: ‘bekë berisha ia çon një produkt sërb konjufcës, i kërkon t’i heqin ato nga byfeja’. Në të njëjtin lajm e përfshijnë edhe reagimin e palës tjetër, në këtë rast reagimin e shefit të kabinetit të kryetarit të kuvendit të kosovës (ose linkun që përmban këtë reagim)”, tha Gashi në postimin e tij të fundit.

E për këtë Kelmendi i kishte rekomanduar të shkonte në kontroll tek mjeku i syve.

“Situatë e çuditshme kjo kur i punësuari synon për motive ku ta dimë çfarë ta zë ngushtë punëdhënësin, duke bërë pretendime te pavërteta. Të dyja lajmet janë botuar në portalin e Klan Kosovës. Shkelzenit i rekomandoj të kontrollohet te mjeku i syve…”, ka shkruar Kelmendi.

https://www.facebook.com/shkelzengashi/posts/10161373681068294

https://www.facebook.com/adriatik.kelmendi/posts/10223247464507164

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *