
Bashkatdhetarët që po kthehen nga Kosova, nëpër Serbi po vazhdojnë të iu dëmtohen gomat.
Siç ka raportuar më herët Indeksonline, dëmtimi i gomave nga persona të paidentifikuar ende po vazhdon.
Në foto shihet se gozhdat kanë ngjyrën e flamurit të Serbisë.
Ngjarja nga dëshmitarët thuhet se ka ndodhur në autostradën e Nish-it të Serbisë.
Në grupin “Merakli t’kerreve” persona të ndryshëm e kanë treguar rastin, ku edhe kanë kërkuar ndihmë nga të tjerët.
Ata bëjnë thirrje për kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi./Indeksonline/