Sport

Vazhdojnë punimet në stadiumin “Zahir Pajaziti” kjo është gjendja momentale e fushës

Po vazhdon puna intensive në përgatitjen e terrenit të ri në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Llapit.

Llapjanët e kishin fushën me bari artificial, por prej sezonit të ri do të jetë natyral, shkruan Gazeta Olle.

Faqja zyrtare e klubit nga Podujeva ka publikuar disa foto gjatë punimeve të fundit në fushë.

“Vazhdojnë punimet në sistemin e drenazhimit dhe të ujitjes ku plani dinamik për ta përfunduar projektin është duke u realizuar sipas kohës dhe dinamikës së punës”.

“Punë shumë e madhe nga kryesia e klubit në procesin e ndërrimit të barit sintetik në bari natyral dhe jemi në pritje nga Kuvendi Komunal i Komunës së Podujevës për miratimin e projektit të tribunës lindore”, thuhet në postimin e KF Llapit.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet